Rruga Jonë & Kultura e Korporatës
“Rruga jonë” përfaqëson filozofinë e biznesit në Agna Group, rrugën drejt suksesit. Ajo shpreh frymën, kulturën e korporatës, mënyrën se si ne punojmë dhe si i frymëzojmë njerëzit tanë të punojnë në Agna Group.
Ajo është një “formulë unike” që ndihmon çdo anëtar të organizatës të kuptojë se si suksesi dhe një cilësi më e mirë e jetës mund të arrihet. Suksesi në biznes nuk është produkt i një rastësie të çmendur, apo ëndrre të bukur, burimi është frut i përkushtimit në një filozofi të ndërtuar me dashuri.
“Rruga jonë” drejton atë që bëjmë në të tashmen dhe nxit vizionin tonë për të ardhmen. Na ndihmon të kuptojmë “pse-në” dhe “si-në” e rrugëtimit tonë. Kjo rrugë/filozofi është sfiduese, por garanton sukses në vazhdimësi. Kjo rrugë është ndërtuar mbi parime të forta, mbi dashurinë, pasionin dhe përkushtimin për misionin dhe vizionin tonë.
Kultura e Korporatës
Kultura është mjedisi dhe ajri që thithim brenda organizatës, është shpirti unik dhe shkëndija që i jep jetë çdo projekti apo ideje. Ajo është forca që e çon përpara biznesin. Kultura e korporatës gjendet në gjërat e shkruara dhe të pashkruara, në historitë që u tregojmë punonjësve të rinj ndërsa u përgjigjemi pyetjes së tyre: “Si bëhen gjërat në këtë organizatë?”
Kultura ndihmon në ndërtimin e sistemit të duhur imunitar të organizatës. Ajo ofron kontekstin brenda së cilit njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin, me klientët, konsumatorët, partnerët, etj.
Shtatë kolonat bazë të filozofisë tonë:
Shtatë kolonat e modelit “Rruga Jonë” janë të harmonizuara dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Në këtë model dinamik, çdo element ndikon tek elementët e tjerë. Vlerat bazë janë në zemër të tij, janë themelet në të cilat është ndërtuar filozofia e Agna Group.
Implementimi i filozofisë së Agna Group është thelbësor për ndërtimin e një organizate solide, të shëndetshme dhe të suksesshme.



