Follow us:
Shqip English
MENU
ALBARTEX

Albartex është partneri juaj besnik dedikuar komunikimit “Outdoor”! Kompania disponon hapësira reklamuese në të gjithë territorin Shqiptar, në qytete të ndryshme, porte, aeroporte, pika doganore apo akse nacionale.

Profili i Kompanisë

Albartex u krijua në vitin 1992, si një mundësi për të sjellë më pranë bizneset me konsumatorët e markave të tyre. Albartex i ofroi komunitetit të biznesit risinë e komunikimit “outdoor” me konsumatorët, për markat që dëshironin të bëheshin “ikonë” në treg.

Përgjatë viteve, Albartex është rritur duke krijuar një formë bashkëpunimi unik dhe afatgjatë në marrëdhëniet B2B, duke u bërë kështu kompania lider në reklamimin “outdoor” në Shqipëri.

Albartex ka një staf shumë të kualifikuar e të motivuar, me përvojë afatgjatë në vendosjen dhe mirëmbajtjen e reklamave “outdoor”, qofshin ato tradicionale apo formatet më moderne digjitale.

Si një partner serioz dhe inovator për bizneset, Albartex i dedikohet cilësisë, risive, progresit dhe suksesit afatgjatë në përmbushjen e nevojave strategjike të markave reklamuese.

Misioni

ALBARTEX ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!

Projekte

Aktualisht nuk ka projekte të publikuara për këtë sektor.

Produkte

Albartex ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të personalizuara për komunikimin vizual:

Hapësira Reklamuese Outdoor: Billboard-e tradicionale, megaboard-e në akse nacionale dhe formate strategjike në pika hyrëse/dalëse të vendit.
Formate Moderne & Digjitale: Ekranë digjitalë (LED) dhe struktura bashkëkohore për reklamim dinamik.
Shërbime të Dedikuara: Konsulencë strategjike për pozicionimin, instalimin profesional dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të reklamave.