Agna Group operon edhe në projekte të ndryshme investimesh në pasuri të paluajtshme dhe në ndërtim në vende të ndryshme të Rajonit.
Aktiviteti i investimeve dhe zhvillimit realizohet përmes kompanive të Grupit dhe strukturave partnere në tregje të ndryshme ndërkombëtare.
Ndër kompanitë përmes të cilave zhvillohen këto aktivitete përfshihen Alfa International Construction në Serbi, Shkabaj sh p k në Kosovë, Agna Skopje në Maqedoninë e Veriut, Agna Monaco në Monte Carlo dhe Agna Helvetika në Zvicër.
Përmes këtyre investimeve, AGNA Group synon të zgjerojë praninë e tij në rajon dhe të zhvillojë projekte të qëndrueshme në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit.


