AGNA KOSOVA L.L.C e filloi operimin në tregun e Kosovës në vitin 2010, me qendër në Prishtinë.
I gjithë stafi i AGNA KOSOVA ndjek programin e plotë të Agna Leadership Academy mbi ndërtimin e mendësisë dhe kulturës së duhur, si edhe trajnime të vazhdueshme dhe bashkëkohore mbi fushat e ndryshme të operimit në biznes si: financë, marketing, inovacion, shitje, design etj.
Kompania ka krijuar një rrjet të fortë dhe të mirë-organizuar distribucioni në të gjithë Kosovën, me rreth 12 partnerë lokalë. Ajo zotëron asete kapitale si: magazina, zyra, prona të patundshme, dhe flotë distribucioni.
AGNA KOSOVA L.L.C ka një dedikim të jashtëzakonshëm për ekselencë në çdo hap të biznesit, përmes shërbimeve të shpejta e cilësore në përmbushje të nevojave të klientëve dhe konsumatorëve, duke qenë efikas, të besueshëm dhe miqësorë.


