Follow us:
Shqip English
MENU
NË MBËSHTETJE TË FUSHATËS KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT

NË MBËSHTETJE TË FUSHATËS KUNDËR KANCERIT TË GJIRIT

Fjongo rozë më kujton!Agna Group mbështet fushatën kundër kancerit të gjirit nga YWCA of Albania. YWCA of Albania shënon vitin e 11 në nismat për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit. Organizata dhe partnerët mbështetës janë të angazhuar në informimin dhe mbështetjen e vajzave dhe grave në parandalimin dhe identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Këto nisma janë simbolika të punës, të mesazheve të forcës e guximit, që shprehen në marshimet e përvitshme, diskutimet e vazhdueshme dhe ndarjes së historive personale. Kauzën e mbështeti ambasadorja e YWCA of Albania, sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho e cila zhvilloi koncertin e bamirësisë dedikuar Fjongos Rozë. Për ndërgjegjësimin! Për parandalimin! Për jetën, kauza e fjongos rozë!