Follow us:
Shqip English
MENU

Partnerët Tanë Strategjikë

Suksesi i AGNA Group është i ndërtuar mbi partneritete afatgjata dhe të qëndrueshme me disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme në mbarë botën. Ne jemi krenarë që përfaqësojmë këto brande lider në tregun tonë:

PepsiCo
Që nga viti 1992

Alfa Sha nisi bashkëpunimin e shumëpritur me PepsiCo për shpërndarjen e pijeve freskuese Pepsi dhe Ivi si i vetmi distributor zyrtar. Prej vitit 2016, portofoli u zgjerua me produktet e suksesshme të snacks nga Marbo Product (Lay's).

Heineken
Që nga viti 1991

Bashkëpunimi me kompaninë Heineken nisi me importin e parë të birrës Amstel në Shqipëri. Ky partneritet u zgjerua më pas me birrën Heineken, duke sjellë rritje të jashtëzakonshme vit pas viti për secilën palë.

Nestle
Që nga viti 2010

Nisi partneriteti me Nestlé, kompaninë më të madhe ushqimore në botë. Agna Group shpërndan në tregun shqiptar disa prej brandeve të saj më të suksesshme si Nescafé, Maggi, Nesquik e shumë të tjera. Good Food, Good Life!

Mega Disposables
Që nga viti 2010

Mega Disposables S.A. është një nga gjigantët e prodhimit të produkteve të higjienës personale në Evropë. Kompania numëron mbi 10 vite partneritet të suksesshëm me Agna Group për territorin shqiptar.

Karelia
Që nga viti 1995

Karelia është kompania më e madhe greke e prodhimit dhe distribucionit të duhanit, me eksporte në mbi 70 vende. Agna Group është distributor ekskluziv, duke i pozicionuar këto produkte në elitën e tregut vendas.

Diageo
Që nga viti 2004

DIAGEO është lider global në pijet alkoolike premium me mbi 200 marka në 180 vende. Si distributor ekskluziv, ne ndajmë vlera të përbashkëta dhe të njëjtën frymë dhe vendosmëri sipërmarrëse.

Barilla
Që nga viti 1995

Partneriteti me kompaninë italiane BARILLA S.A, lider botëror në prodhimin e makaronave dhe salcave të gatshme, na lejon të shpërndajmë produktet më cilësore dhe më të dashura për tryezat shqiptare.

Chipita
Që nga viti 1995

Bashkëpunimi solli lançimin e kruasantit të famshëm Molto me një sukses të jashtëzakonshëm. Sot, Chipita Global është pjesë e korporatës së madhe ndërkombëtare Mondelēz International.

Al Grosso
Që nga viti 2016

Partneriteti me Al Grosso, distributor lider në Rajon (Serbi, Mali i Zi), mundëson menaxhimin dhe shpërndarjen e produkteve mjaft të njohura botërore si Pez, Chupa Chups dhe Lindt.

Mako Market
Që nga viti 2017

Mako Market operon në Maqedoninë e Veriut që nga viti 1990 në industrinë e prodhimit të biskotave dhe ëmbëlsirave me brande si Wienna, Taze dhe Apolon, duke sjellë standarde të larta në tregun vendas.

Partnerët Tanë Strategjikë