Agna Group, që në fillimet e saj, ka besuar se njerëzit e duhur janë aseti më i rëndësishëm dhe investimi tek ta do të jetë i pareshtur. Për ne çdo punonjës brenda Agna Group ka potencial dhe për secilin prej tyre trajnimi është pjesë e punës së përditshme.
Për të vënë në jetë moton tonë: 80% të kohës punojmë dhe 20% të kohës trajnohemi, që prej mesit të viteve 90, in Agna Group ka patur një strukturë të posaçme trajnimesh. Të organizuara nga vetë kompania, apo nga partnerët e saj ndërkombëtarë, janë zhvilluar vazhdimisht trajnime të fokusuara në rritjen profesionale të punonjësve.
Në fillim të viteve 2000, trajnimet për drejtuesit u vendosën në një sistem, ku trajnerë të huaj me një eksperiencë të gjatë në biznes dhe në fushën akademike gjithashtu, trajnuan për një periudhë rreth tre vjeçare drejtuesit kryesorë të kompanisë. Ndërkohë që trajnimet standarde për pjesën tjetër të punonjësve kanë vijuar rregullisht.
Prej vitit 2008, Agna Group ngriti sistemin e trajnimit të të gjithë punonjësve dhe partnerëve të saj. Më konkretisht ka patur programe vjetore trajnimi për: punonjësit e rinj të departamenteve të shitjeve, punonjësit e shpërndarjes, punonjësit e prodhimit, agjentët e shitjeve, drejtuesit e nivelit të mesëm, drejtuesit e nivelit të lartë, si dhe partnerët tregtarë të Agna Group.
Bordi Ekzekutiv i Agna Group, në vitin 2011, mori vendimin e ngritjes së një sistemi formal edukimi brenda kompanisë. Ky sistem nuk duhet të mbështetej vetëm në zhvillimin e aftësive profesionale të punonjësve, bur duhet të orientohej drejt krijimit dhe ndarjes së njohurive. Sistemi duhet të zgjidhte dhe plotësonte nevojat e biznesit të lidhura med procesin e mësimit, të ndryshonte sjelljet e punonjësve duke forcuar kulturën e korporatës, si dhe të përmirësonte performancën e punonjësve.
Agna Leadership Academy filloi aktivitetin e saj në Janar të vitit 2012 me Programin e Zhvillimit të Lidershipit (Niveli 1), më saktësisht me modulin e parë të tij, Vlerat Bazë dhe Sistemi i Bindjeve për Sukses. In Shkurt të vitit 2013 filloi niveli i dytë i akademisë, Programi i Lidershipit Menaxherial, me modulin e tij të parë, Objektivat, Mendimi Strategjik dhe Zbatimi. In fillimin e vitit 2016 filloi edhe niveli i tretë i akademisë, ose Programi i Lidershipit Global.


