Follow us:
Shqip English
MENU

Internship (Praktika Mësimore)

Praktika Mësimore në Agna Group: Të gjithë studentët që duan të kryejnë praktikën mësimore duhet të paraqesin vetë, ose nëpërmjet universitetit përkatës, një kërkesë me shkrim.

Kërkesa duhet të përcaktojë:

  • Emri dhe mbiemri i studentit që do të kryejë praktikën mësimore.
  • Universiteti nga vjen dhe dega ku studion.
  • Afati i kryerjes së praktikës dhe departamenti ku dëshiron ta kryejë.
  • Dokumentet që duhen plotësuar nga ana e universitetit dhe e Agna Group.

Në rast përgjigjeje pozitive, përpara fillimit të praktikës, studentët do të zhvillojnë një trajnim të shkurtër pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore, në lidhje me: Njohjen e Agna Group, produktet dhe shërbimet, rregullat e brendshme, Kodin e Etikës, Filozofinë e Etikës së biznesit dhe njohjen e departamentit specifik.