Strongbow

STRONGBOW APPLE CIDERS: NO.1 CIDER IN THE WORLD! 


             Strongbow Apple Ciders, cider-i numër 1 në botë me 4.5% alkool mbërriti në Shqipëri! Është pikërisht kompania Heineken e cila prezantoi këtë risi në tregun Shqiptar. Cider, një prej pijeve alkoolike më të reja për konsumatorin Shqiptar vjen pranë nesh me dy shije: Mollë të Arta dhe Manaferra!


               Për ata të cilët nuk janë të familjarizuar me termin e kësaj pije të re, cider është një miks mollësh të fermentuara të cilat variojnë në përqindje alkooli nga 1.2%-8.5%. Kjo kategori e re pijesh alkoolike dhe freskuese është pikërisht ajo që duhet sidomos për ata konsumatorë të cilët janë dashamirës së alkoolit, por jo domosdoshmërisht të birrës apo kokteileve dhe verërave. Cider është një prej pijeve më të pëlqyera në tregun perëndimor, kryesisht në Britaninë e Madhe, Portugali, Francë, Spanjë, Itali, por edhe në SH.B.A. Strongbow Apple Ciders njihet si cider-i numër një në botë duke kryesuar të gjithë konkurrentët e tjerë të njohur në kategorinë e saj. E servirur e ftohtë  me akull, Strongbow ofron një ekuilibër të vërtetë midis ëmbëlsisë, butësisë dhe njëkohësisht duke ofruar freski.








Agna Group © 2011
| Site Map | Terms & Conditions | Careers | Contact