Profili i Kompanise


      ALFA S.A. u themelua më 1992 nga aksionerët: Vasil NAÇI, Kosta SOTIRI, Kristo NAÇI, Georg ZOIDIS. Zyrat qëndrore u vendosën fillimisht në Vrisera, Gjirokastër, 3 kilometra larg kufirit me Greqinë. Aktualisht, ALFA S.A ka zyra në Vrisera, Tiranë dhe Janinë (Greqi).

 

     ALFA S.A e filloi aktivitetin e saj të biznesit si distributore zyrtare e Amstel /Pepsi Co. Në 1997, ALFA S.A ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë (në jug të Shqipërisë), e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit të ALFA S.A me prodhimin e Ujit të Famshëm Glina.

 

Megjithëse filloi si distributore e Amstel /Pepsi Co. suksesi e çoi ALFA S.A në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Distributorit zyrtar për territorin shqiptar në 1999.

 

     ALFA S.A. është tashmë botiluese zyrtare e Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; Prodhuese e ujit të famshëm Glina, dhe ujit mineral natyral Spring; Distributore e birrave Heineken, Amstel; e produkteve alkoolike të kompanisë së mirënjohur DIAGEO, e verërave Tsantali dhe lëngjeve të frutave Vivid.

 

 

  • Ne operojmë me teknologji moderne e cila siguron Prodhim Cilësor dhe Përmbushje të dëshirave dhe nevojave të konsumatorëve.
  • ALFA S.A.ka mbi 450 punonjës. Ata janë të mirë-edukuar, dhe shumë të kualifikuar sipas fushave të operimit.
  • Ne u ofrojmë punonjësve tanë edhe setin e trajnimeve të Kompanisë. Në këtë mënyrë ne përpiqemi të krijojmë grupe të cilat mund të punojnë efektivisht sipas standardeve të larta të Kompanisë dhe tu përgjigjen  siç duhet nevojave të tregut.
  • ALFA S.A.ka krijuar një rrjet të fortë dhe të mirë-organizuar shitjesh dhe shpërndarjeje në të gjithë Shqipërinë, rrjet që përfshin 40 distributorë ekskluzivë.
  • ALFA S.A.gjeneroi në 2011, 83.170.000€.
  • ALFA S.A.ka asete kapitale prej 25.000.000€: fabrika, magazina, zyra (brenda dhe jashtë Shqipërisë), prona të patundshme, makina etj.
  • ALFA S.A.karakterizohet gjithashtu nga Fuqia Financiare që na jep të drejtën të deklarojmë dhe promovojmë marrëdhënie të shkëlqyera me Sistemin Bankar.
  • Ne synojme çdo ditë të forcojmë imazhin e produkteve tona, duke qëndruar sa më afër konsumatorëve dhe duke dhënë më të mirën tonë.
  • Search & Spin (vazhdimisht kërkojmë ide dhe zgjidhje të reja dhe i zbatojme ato).
  • Ne nxisim punën e kompanisë në çdo nivel
  • Ne aspirojmë për perfeksion në kualitet
  • Ne përqafojmë ndryshimet
  • Mbajmë premtimet tona.
  • Nuk kemi frikë nga dështimet.
 
 

ALFA S.A. ndan Misionin, Vizionin dhe Strategjinë e AGNA Group!

 


Glina
Amstel


Shared

Agna Group © 2011
| Site Map | Terms & Conditions | Careers | Contact